Vinicus denoncon sërish: Racistët e kanë vendin në burg
Beteja e Vinicius vazhdon. Braziliani i Realit të Madridit, në një postim në X denoncoi të tjera episode të rënda të racizmit në La Liga.
“Këtë fundjavë nuk do të luaj, por vetëm këtë të shtunë në Spanjë patëm tre çështje të tjera racizmi”.
Sulmuesi që pak ditë më parë në lot kishte shprehur të gjithë dhimbjen dhe irritimin e tij për episodet e shumta të diskriminimit shton: E gjithë mbështetja ime shkon për Acunan dhe për trajnerin e Sevilla-s Quique Flores.
Referimi është për pezullimin për disa minuta të sfidës mes Getafes dhe Sevillas për disa fyerje raciste nga tribuna në adresë të Acuna dhe të teknikut.
Në Serinë C spanjolle episodi i tretë, gjatë sfidës mes Sestao River dhe Rayo Majadahonda portieri i miqve Cheik Sarr la fushën pasi kishte pësuar një gol për shkak të ofendimeve nga tifozët që ishin pas porte.
Gjithçka u shoqërua nga momente nervozizmi në fushë që sollën dhe përjashtimin e portierit me origjinë senegaleze që la fushën teksa shokët e skuadrës e shoqëruan në shenjë solidariteti, me Vinicus që shton: “Sarr dhe Rayo Majadahonda ju them, uroj që kurajoja juaj të frymëzojë dhe të tjerët. Racistëve duhet t’u cirret maska dhe loja nuk mund të vazhdojë nëse janë prezentë në tribuna. Do të fitojmë vetëm kur racistët do të lënë stadiumet për të shkuar drejt e në burg, vendi që meritojnë”, u shpreh Vinicius.