“Mbreti Shqiptar” rikthehet sonte në ring, i gatshëm për përballjen ndaj Kongos
Boksieri Florian Marku pas një pushimi disa mujor, do të rikthehet për herë të parë në vitin 2024 në ring për të luftuar britanikun Chris Kongo.
“Mbreti Shqiptar” synon ta ruaj titullin e kampionit ndaj britanikut, me të cilin ishte ‘përleshur’ derisa po bënte një intervistë në vitin e kaluar.
Marku është më i sigurt se kurrë se do ta rrëzojë Kongon dhe këtë e bërë me dije për “Sky Sports” një ditë para ndeshjes.
“Mesazhi im është i qartë për të gjithë ata që po më nënvlerësojnë, do të paguajnë. Ai (Kongo) do të paguajë si kundërshtarët e kaluar”.
“E dua këtë lojë. Këtu rilindi. Në momentin që hyjë në ring është gjëja që dua të bëj. Ky djalë në ring do të dridhet sepse është frikacak dhe në ring do t’i tregoj se kush e do më shumë fitoren”.
“Dua t’i falënderoj tifozët që kanë ardhur. Nesër ju tregoj se kush jam unë”, deklaroi të shtunën mbrëma Marku.
Ndërkohë, përballja e Markut ndaj Kongos pritet të nis me fillim nga ora 21:30, raporton nacionale.
Kujtojmë, boksieri shqiptar ende s’di për humbje në karrierën e tij – ku numëron plot 13 fitore dhe një barazim.