S’gabon Milani, mposht Fiorentinën, ‘blindon’ vendin e dytë
Milan ka arritur të fitojë në transfertë ndaj Fiorentina me shifrat 1-2.
Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-0, ndërsa golat erdhën në pjesën e dytë.
Të parët që kaluan në avantazh ishin kuqezinjtë, me Loftus Cheek që shënoi në minutën e 47′.
Fiorentina barazoi në minutën e 50′ me Duncan. Por 3 minuta më pas ishte Leao i cili kaloi në avantazh Milanin dhe i dha fitoren.
Me këtë fitore, Milan renditet në vendin e dytë me 65 pikë, ndërsa Fiorentina në vendin e 10 me 43 pikë.