Xabi Alonso i refuzoi të gjithë, Bayern Munich hedh sytë nga De Zerbi
Pasi donin me patjetër që për sezonin e ardhshëm të kishin si trajner spanjollin Xabi Alonso, ky i fundit doli me një deklaratë duke i refuzuar të gjithë klubet dhe theksoi se do të vazhdonte me Leverkusen.
Kështu, një nga klubet që kërkonte spanjollin ishte Bayern Munich dhe bavarezët tashmë kanë çuar shënjestrën e tyre në një tjetër objektiv.
Sipas “Kicker”, De Zerbi është emri më i ri për pankinën e Bayern Munich.
Gjithashtu, klubi gjerman po vëzhgon me kujdes edhe Ragnick me Hansi Flick.