Der Klassiker ngjyroset verdhezi, Dortmundi fiton pas 10 vitesh në Bavari

Der Klassiker ngjyroset verdhezi, Dortmundi fiton pas 10 vitesh në Bavari

Borussia Dortmund rikthehet të fitojë një ndeshje kampionati në “Allianz Arena” pas 10 vitesh.

Verdhezinjtë mposhtën 0-2 Bayernin falë golave të Karim Adeyemit (10’) dhe norvegjezit Ryerson (83’).

Tri pikë tepër të rëndësishme për skuadrën e Edin Terzic që renditet në vendin e katërt, duke qenë brenda objektivit Champions.

Bayerni i ka thënë praktikisht lamtumirë titullit pas kësaj humbjeje, pasi Bayer Leverkusen është 13 pikë larg.

Share This