E zbulojnë mediet spanjolle, në verë Neymar ishte pranë rikthimit te Barcelona, por…
Neymar është përfolur shpesh herë për një rikthim të mundshëm te Barcelona, megjithatë diçka e tillë nuk u realizua asnjëherë.
Së fundmi mediet spanjolle kanë zbuluar se sulmuesi ishte pranë rikthimit te katalanasit verën e 2023-shit, por diçka e tillë nuk ndodhi për shkak të problemeve financiare të klubit “Blaugrana”.
Gjithsesi, kjo i përket së shkuarës, pasi në verë braziliani u transferua te Al Hilal në Arabinë Saudite, ku duket se do të qëndrojë për një kohë të gjatë, pasi Neymar prej muajsh është jashtë fushës së blertë pasi është dëmtuar.