Zhegrova: Kjo ndeshje do të mbetet përgjithmonë në memorien time, faleminderit tifozëve dhe shokëve të skuadrës

Zhegrova: Kjo ndeshje do të mbetet përgjithmonë në memorien time, faleminderit tifozëve dhe shokëve të skuadrës

Edon Zhegrova regjistroi një paraqitje të shkëlqyer sonte me Lille në derbin ndaj Lens.

Ylli kosovar realizoi të dy golat e fitores, duke qenë kështu më meritori në triumfin e skuadrës së tij.

Zhegrova tha se kjo ndeshje do të mbetet përgjithmonë në memorien e tij, teksa falënderoi tifozët dhe bashkëlojtarët e skuadrës, raporton GE.

“Kjo ndeshje do të mbetet përgjithmonë e gdhendur në memorien time. Faleminderit tifozëve dhe shokëve të mi. Ata ishin të shkëlqyer sot”, deklaroi 24-vjeçari pas ndeshjes.

Share This