Ramadani thotë se e vlerëson Malishevën por Drita synon fitore
Trajneri i Dritës, Zekerija Ramadani, ka thënë se e vlerëson Malishevën, por skuadra e tij synon pikë të plota.
Dy skuadrat ndeshen të shtunën në kuadër të xhiros së njëzet e shtatë të Superligës.
“FC Malisheva ka bërë lojëra të bukura, por une jam këtu për ekipin tim dhe objektivi ynë janë gjithmonë tri pikët. Ndeshje të lehta nuk ka dhe ky është një derbi. Gjithmonë e kam potencuar se FC Malisheva ka nje ekip kualitativ, ka një trajner shumë kualitativ gjithashtu dhe është aty me meritë, nuk është aty rastësisht, por kanë dhënë shumë mund”, ka thënë Ramadani.
“Unë çfarë kam arritur të kuptoj te ky grup i futbollistëve është se kur kanë presion janë më të suksesshëm, kur kemi qenë 3 pikë diferencë kemi arritur te fitorja. Mundohemi që unë me bashkëpuntorët e mi ta mbajmë presionin nën kontroll dhe jo ai të transformohet te futbollistët”.