Gjilani me juniorë ndal Prishtinën
Është mbyllur pa fitues derbi i xhiros së dytë ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës.
Sfida që ishte paraparë të zhvillohej në vikend por që u shty shkaku i problemeve të skuadrës gjilanase, rezultoi të përfundoi me rezultat 0:0.
Ndeshja ishte e hapur nga minuta e parë me dy skuadrat që ndërtonin aksione të shumta mirëpo shumë larg finalizimit.
Si Gjilani ashtu edhe Prishtina kishin disa raste shënimi mirëpo që assesi s’ia dolën ta dërgojnë topin brenda rrjetës.
Në fakt, vendasit ia dolën të shënojnë përmes Erzen Hysenit që realizoi nga afërsia, por pas rishikimit të VAR-it (vendim që vonoi diku 7 minuta) doli që ishte pozitë jashtë loje.
Kësisoj, Gjilani dhe Prishtina u detyruan të pajtoheshin me nga një pikë.
Prishtina pas dy xhirove ka të arkëtuara katër pikë, derisa Gjilani vetëm një sosh meqenëse nuk luajti në xhiron e parë.
Në xhiron e radhës, Gjilani do të jetë mysafir i Feronikelit derisa Prishtina do ta pret liderin momental Malishevën.