Jo vetëm Mbappe, nga PSG mund të ketë edhe një largim tjetër të bujshëm
Luis Campos dhe Paris Saint-Germain mund të ndajnë rrugët shumë shpejt.
Siç shkruan L’Equipe, klubi parisien raportohet se është duke vlerësuar pozicionin e Campos si drejtor sportiv, i cili ka kontratë deri më 30 qershor 2025.
“Divorci” i afërt me Mbappe me gjasë do të ndryshojë filozofinë e klubit në ndërtimin e skuadrës, teksa në verë pritet një revolucion.
E ardhmja e Campos është e paqartë, edhe në rast se ai s’do jetë më drejtor sportiv, Presidenti Al-Khelaifi mund t’i besojë një rol tjetër në klub.
Sa i takon pritshmërive, PSG nuk do zhgënjejë sa i përket merkatos, pasi do synohet që të afrohen më të mirët.