Klubi arab pas Edin Dzeko-s, gati superoferta
Mund të mbyllet pas një sezoni aventura e Edin Dzekos me Fenerbahçen, tanimë 38 vjeç.
I ardhur në verë në kryeqytetin turk pas përfundimit të kontratës së tij me Interin, qendërsulmuesi boshnjak, i cili në Serinë A ka luajtur dhe me Romën, do të mund t’i bashkohet kolegëve të ndryshëm në kampionatin e të pasurve në Saudi Pro League.
Sikurse raportohet nga portali Sportam e Bosnje-Hercegovinës, Al Hilal i stërvitur nga portugezi Horge Hezus është i interesuar të blejë numrin nëntë të datëlindjes 1986.
Me terma ekonomike mjaft interesante në lojë për një futbollist jo shumë larg moshës 40 vjeç. Por, sipas informacioneve të përcjella, në fakt, sauditët do të ishin gati t’i jepnin Dzekos një pagë vjetore prej 11 milionë eurosh.
Dzeko, i cili ka një kontratë me Fenerbahçen deri më 30 qershor 2025, tashmë i është hapur mundësia për të pranuar këtë ofertë përpara se të përfundojë njëherë e mirë karrierën e tij.