Mesfushori do të rikthehet në stërvitje, lajm fantastik për Ancelotti-n në prag të Man. City-t
Asgjë serioze për Eduardo Camavinga.
Mesfushori u largua i dëmtuar nga miqësorja Francë-Kili, por ekzaminimet e fundit kanë treguar se nuk ka asgjë serioze (një ndrydhje shumë e vogël).
Francezi do të rikthehet në stërvitje me skuadrën, teksa mund të humbasë vetëm ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Athletic Bilbao, por do të jetë në fushë ndaj Manchester City-t në Champions League mbrëmjen e 9 prillit.