Trepça me lehtësi kalon në gjysmëfinale të Ligës ballkanike, mposht Kamzën

Trepça me lehtësi kalon në gjysmëfinale të Ligës ballkanike, mposht Kamzën

Trepça ka shënuar fitore bindëse ndaj Kamzës me rezultat 90:46 (25:13, 22:9, 23:9, 20:15), në çerekfinalen e parë të Liga Unike Lajthiza, që ka filluar në Vlorë.

Mitrovicasit ishin më të mirë nga fillimi deri në fund, duke mos u vënë asnjëherë në dyshim fituesi. ‘Xehetarët’ ngritën epërsinë minutë pas minute dhe triumfuan 90:46.

Te mitrovicasit u dalluan Darnell Edge me 16 pikë e shtatë asistime dhe Erjon Kastrati me 17 pikë e gjashtë kërcime, derisa Neema Johnathon Namdar te Kamza më i miri ishte me 15 pikë e katër kërcime.

Trepça të premten në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Besëlidhja-Sigal Prishtina, që zhvillohet të enjten.

Takimi i dytë i sotëm është ndërmjet Tirana Neptun-Golden Eagle Ylli, derisa para saj do të jetë ceremonia hapëse e Final 8.

Share This