Milan-Theo Hernandez, gati rinovimin
Një forcë shtytëse e madhe me Francën dhe i etur nga Bayern Munich, por Milan nuk do ta lërë të ikë dhe të privohet nga Theo Hernandez.
Kuqezinjtë, sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, janë duke vlerësuar mundësinë e ofrimit të zgjatjes së kontratës për francezin, kjo dhe për tre vite të tjera.
Aktualisht kontrata e Theo Hernandez me kuqezinjtë përfundon më 2026-ën. Pagesa aktuale prej 4.5 milion të plota do të rritej, kjo me bonuse të shumta lehtësisht të arritshme.
Theo Hernandez ka mbërritur tek Milani më 2019-ën nga Real Sociedad, ndërsa ka luajtur dhe me Atletico Madrid B, Alavesh dhe Real Madrid. Me Milanin në katër vjet e gjysëm ka luajtur 156 ndeshje dhe ka shënuar 27 gola.
Po kështu ka luajtur dhe me kombëtaret e Francës, ndërsa është pikë referimi për kuqezinjtë. Ndaj Milani këmbëngul ta ketë edhe më tej Theo Hernandez.