Superliga shqiptare rikthehet me duele të zjarrta
Pas pauzës së Kombëtareve rikthehet kampionati “Abissnet Superiore” me sfidat e javës së 29-të, që do të luhen të premten dhe të shtunën.
Takimi i parë i kësaj jave do të jetë Egnatia-Kukësi. Kjo sfidë do të zhvillohet në “Egnatia Arena”, duke nisur nga ora 15:00.
Në të njëjtën ditë do të luhen edhe dy takime të tjera: në orën 19:00. Në “Loro Boriçi” Vllaznia kundër Erzenit dhe në “Air Albania” Tirana përballë Teutës.
Java do të mbyllet të shtunën me dy ndeshjet e fundit. Laçi pret Partizanin në Kurbin (15:00), ndërsa takimi i fundit është Dinamo City-Skënderbeu. Në “Niko Dovana” prej orës 18:00.