Ronaldo i papërmbajtshëm, bën gjest të pahijshëm ndaj gjyqtarit të katërt
Portugalia pësoi një humbje të befasishme kundër Sllovenisë 2:0 në një ndeshje miqësorë.
E kjo nuk ka pëlqyer aspak Cristiano Ronaldos. Portugezi nuk u përmbajt dhe kur mori rrugën drejt dhomave të zhveshjes shfryu kundër të gjithëve.
Ronaldo u largua nga fusha plot inat, duke bërtitur e madje fyer disa tifozë, ata që ishin më afër dhomave të zhveshjes.
Tërbimin e shoqëroi me gjestikulime, madje nuk kurseu as gjyqtarin e katërt.
Sido që të jetë, Ronaldo po përgatitet të luajë në Kampionatin Evropian të gjashtë, diçka që askush nuk e ka arritur ndonjëherë.
Portugalia në grup do të jetë me Turqinë, Gjeorgjinë dhe Çekinë.