E ardhmja e Salah në dyshim, Liverpool gjen pasuesin në Itali
Liverpool e ka kthyer në prioritet kryesor nënshkrimin me një sulmues anësor në merkaton e verës.
Mohamed Salah nuk është më në formën e tij më të mirë dhe e ardhmja e tij është në dyshim dhe Federico Chiesa po përflitet gjithnjë e më shumë si një emër për ofensivën e The Reds.
Chiesa spikati fillimisht tek Fiorentina, por hapin e madh në karrierë e bëri në Tetor të 2020 kur iu bashkua Juventuesit. Bardhezinjtë i paguan 10 milionë euro klubit violë për një huazim 2-vjecar, ndërsa e zyrtarizuan transferimin në verën e 2022 për 40 milionë euro.
26-vjecari, që zakonisht luan në krahun e majtë të sulmit, por që mund të aktivizohet edhe në të djathtë, shijoi një Europian të shkëlqyer në 2021, kur Italia triumfoi në kampionatin europian. Anësori ka vuajtur shpesh në sezonet e fundit dëmtimet, por në këtë sezon po përjeton më tepër qëndrueshmëri dhe ka shënuar 7 gola në 24 ndeshje të Serisë A.
Një menaxhim më i mirë i Chiesës mund ta cojë lojën edhe në një nivel më të lartë. Kjo dukuri mund të ndodhë në Premier League dhe në një skuadër si Liverpool, që prej disa vitesh konkurron për trofetë më të mëdhenj.
Juve është e gatshme për të hyrë në bisedime me Liverpoolin për Chiesan dhe dicka të tillë e ka konfirmuar dhe gazetari italian, Fabio Santini, që është shprehur se Zonja e Vjetër duhet të shesë një emër të rëndësishëm në verë.
Për të afruar Federico Chiesën në Anfield, Liverpool do t’i duhet të paguajë 40-45 milionë euro.