Spektakël në NBA, ndeshja vendoset pas dy shtesave
Në NBA ishte një natë modeste për nga numri i ndeshjeve, pasi janë luajtur vetëm katër duele, por nuk munguan drama dhe emocionet.
Derbi spektakolar u zhvillua mes Milwaukee Bucksit dhe Los Angeles Lakersit. Në fund, pas dy shtesave, Lakers triumfoi 128:124.
Kur rezultati ishte 124:121 për Lakers, ylli i Bucksit, Giannis Antetokounmpo humbi të dyja gjuajtjet e lira për ta vënë në telashe skuadrën e tij. Skuadra vendase nuk u kthye më dhe mysafirët morën fitore të rëndësishme.
Anthony Davis kaloi 52 minuta në parket dhe i solli fitoren skuadrës së tij. Shënoi 34 pikë e 23 kërcime, i ndjekur nga Austin Reaves me 29 pikë, 14 kërcime dhe 10 asistime. Mungoi LeBron James.
Antetokounmpo realizoi ‘triple-double’ me 29 pikë, 21 kërcime dhe 11 asistime, por humbi gjuajtjet vendimtare. Damian Lillard shtoi 27 pikë.
Të gjitha rezultatet:
Miami – Golden State 92:113
Milwaukee – LA Lakers 124:128
New Orleans – Oklahoma 112:119
Sacramento – Dallas 96:132