Bayern Munich e do në ekip dhe i ofron rinovimin, Davies kërkon pagë “faraonike”

Bayern Munich e do në ekip dhe i ofron rinovimin, Davies kërkon pagë “faraonike”

Bayern Munich dhe Alphonso Davies nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.

Lojtari, i cili prej kohësh është në fokusin e Real Madrid, ka pranuar që të rinovojë kontratën, por vetëm me kushtin që rroga e tij të jetë 20 milionë euro në sezon.

Kërkesat e anësorit kanadez janë tepër të larta, kështu që Bayern Munich është i gatshëm t’i ofrojë maksimumi 14 milionë euro në sezon.

Situata është e ngrirë aktualisht, dhe duket se çdo ditë që kalon, Davies afrohet edhe më shumë te Real Madrid.

Share This