“Do të vrasim një anëtar të familjes”, bandat argjentinase kërcënojnë Di Marian
Angel Di Maria ka përfunduar së fundmi nën shënjestrën e bandave të drogës në Argjentinë.
Policia e provincës së Santa Fe nisi hetimet pasi një makinë hodhi para shtëpisë së prindërve të futbollistit të Benficës një parullë ku shkruhej: Thuajini djalit tuaj të mos kthehet më kurrë në Rosario, përndryshe do të vrasim një prej anëtarëve të familjes. As kryebashkiaku nuk mund ta shpëtojë.
Ne nuk hedhim më copa letrash, ne hedhim trupa të vdekur. Një paralajmërim i drejtpërdrejtë për sulmuesin që e mendonte seriozisht rikthimin në vendlindje për të mbyllur karrierën.
Tashmë, ky kërcënim mund të ndryshojë planet pasi së fundmi provinca e Santa Fe është përfshirë në një luftë të ashpër mes bandave të drogës dhe situata është e vështirë për t’u kontrolluar edhe nga forcat e rendit.