Dardanët e rinj mundën nga Sllovenia

Dardanët e rinj mundën nga Sllovenia

Kombëtarja e Kosovës U19 është mundur nga Sllovenia, me rezultat 2-0, të martën në ndeshjen e tretë të “Elite Round” për kualifikim në Kampionatin Evropian 2024.

Dardanët e rinj humbën mundësinë për t’u kualifikuar në Evropianin e ardhshëm.

Golin e vetëm në pjesën e parë për vendësit e realizoi Çuber Potoçnik në minutën e 40-të. Ndërkaq, në finish të kësaj sfidë, sllovenët përmes Florian shënuan edhe golin e dytë për rezultatin 2-0.

Kështu, pas tri ndeshjeve të luajtura, Kosova e mbyll grupin me një fitore e dy humbje.

Kujtojmë së Kosova në ndeshjen e parë mposhti Austrinë (1-0), derisa Kombëtarja jonë u mund nga Spanja (2-1), në sfidën e dytë.

Në grupin 1, prin Spanja me shtatë pikë, e dyta është Sllovenia me katër dhe nga tre pikë kanë Kosova e Austria, në pozitat tre e katër.

Share This