Araujo ‘shuplak’ Man Unitedit dhe Bayernit: Nuk largohem nga Barça

Araujo ‘shuplak’ Man Unitedit dhe Bayernit: Nuk largohem nga Barça

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka hedhur poshtë zërat për largimin nga “Camp Nou” gjatë kësaj verë.

Manchester United dhe Bayern Munich janë dy klubet e mëdha evropiane që e duan uruguaianin.

“Është folur shumë për këtë çështje, por unë jam i lumtur në Barcelonë”, ka thënë Araujo.

“Ne duhet ta përfundojmë mirë sezonin sepse ka ende sfida, edhe me Uruguain në Kupën e Amerikës”, ka theksuar ai.

Ndryshe, është raportuar ditë më parë së Barça do të shesë Araujo këtë verë për të lehtësuar çështjet e tyre financiare.

Mirëpo, lojtari duket se është i vendosur të qëndrojë tek “Blaugranat”.

Share This