Sonte Hungari-Kosovë, Dardanët synojnë fitoren e radhës

Sonte Hungari-Kosovë, Dardanët synojnë fitoren e radhës

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte luan miqësoren e dytë brenda muajit mars.

Dardanët do të luajnë në Budapest kundër Hungarisë, ndeshje kjo që vjen ekskluzivisht në Radio Televizionin e Kosovës.

Kombëtarja jonë në duel me hungarezët vjen pas fitores në udhëtim tek Armenia (0-1), ndeshje kjo e zhvilluar tri ditë më parë.

Kosova mbrëmë ka kryer stërvitjen e fundit para duelit me Hungarinë, në një sfidë ku tashmë janë shitur të gjitha biletat.

Atmosfera në kampin e Dardanëve është mjaft e mirë dhe optimist për paraqitje dhe rezultat pozitiv të Kombëtares sonë në duel me hungarezët.

Përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Franco Foda dhe kapiteni Amir Rrahmani në konferencën e fundit për media, para miqësores me Hungarinë, janë shprehur optimist se Kosova do të bëjë paraqitje të mirë në duel me hungarezët.

Djemtë e tonë i pret një ndeshje aspak e lehtë pasi që Hungaria po kalon në formë mjaft të mirë, madje, hungarezët në 15-të ndeshjet e fundit nuk njohin humbje.

Miqësorja mes Hungarisë dhe Kosovës fillon në orën 19:00.

Share This