Nilson-i i Suedisë: Mes pjesëve u thash shokëve se me gjeni gati në zonë
Për autorin e golit të vetëm në miqësoren mes Suedisë dhe Shqipërisë ishte një ndeshje mjaft delikate.
26-vjeçari për herë të fundit që ishte thirrur në kombëtare datonte viti 2018 dhe në atë kohë shënoi një gol në dy miqësoret e luajtura.
Për të fituar edhe një herë një ftesë me Suedinë për Gustaf Nilson u desh ardhja e Jon Dahl Tomason si komisar teknik.
“Ishte një mbrëmje perfekte pasi rikthehem pas shumë vitesh në kombëtare. Mendoj se të fitosh është gjithmonë bukur madje gëzohem edhe më shumë pasi ishte një gol i shënuar ai që na dhuroi fitoren”, tregon Nilson.
“Në pushimin mes pjesëve u thash shokëve se duhet që të krosonin më shpesh në zonë pasi unë do të isha gati. Kemi luajtur shumë mirë sot pasi patëm shumë raste për shënim”, përfundoi Nilson.