Rrahmani: Ndeshja kundër Hungarisë na ndihmon për Ligën e Kombeve
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se ndeshja kundër Hungarisë do ta ndihmojë skuadrën që të përgatitet për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Futbollisti i Napolit ka folur një ditë para ndeshjes që dy skuadrat e zhvillojnë në Budapest.
Kosova vjen nga një ndeshje e fituar kundër Armenisë, ndërsa Hungaria gjithashtu nga një ndeshje e fituar kundër Turqisë.
“Ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme për ne, pasi do të na ndihmojë të përgatitemi për ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe t’i kuptojmë idetë e trajnerit. Jemi të vetëdijshëm se do të zhvillojmë një ndeshje me një kombëtare shumë të fortë evropiane”, është shprehur Rrahmani.
“Trajneri ka kërkuar nga ne që ta fitojmë topin sa më afër portës së kundërshtarit në mënyrë që të kemi sa më shumë mundësi të shënimit”.