Foda: Pavarësisht kualitetit të Hungarisë ne luajmë me vetëbesim
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se pavarësisht kualitetit të Hungarisë, Kosova do të luajë me vetëbesim.
I pari i pankinës së Kosovës ka folur një ditë para ndeshjes që dy skuadrat e zhvillojnë në Budapest.
Kosova vjen nga një ndeshje e fituar kundër Armenisë, ndërsa Hungaria gjithashtu nga një ndeshje e fituar kundër Turqisë.
Na duhet të përballemi me skuadra të nivelit të Hungarisë, që është kualifikuar në Kampionat Evropian, sepse edhe synimi ynë është të kualifikohemi. Pavarësisht se sa kombëtare e fortë është Hungaria, ne do të luajmë me besim”, ka thënë Foda.
“Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë me Armeninë. Kemi një skuadër që ka kualitet të mirë teknik dhe lojtarët janë shumë të mirë në tranzicion, megjithatë do të jetë shumë e vështirë të luajmë ndaj një skuadre shumë të fortë si Hungaria që ka shumë kualitet”.