Ardian Ismajli, mbrojtësi shqiptar i Empolit është në orbitën e Napolit. Këtë për Radio Crc e ka konfirmuar edhe Serxhio Mezi, agjenti i qendërmbrojtësit të Empolit:
“Kemi disa kohë që po negociojmë, drejtori Meluso e njeh shumë mirë djalin dhe kemi disa kohë që bashkëpunojmë me Napolin – tha ai – Ismajli dëshiron të bëjë një hap në karrierën e tij dhe kalimi te Napoli do të ishte diçka e madhe.
Me Napolin kemi biseduar, Roma nga ana tjetër ende nuk e di se çfarë do të bëjë me trajnerin: megjithatë asgjë nuk është përfunduar. Deri më sot Napoli është mbi të gjithë të tjerët, por ne nuk kemi konkluduar asgjë. Kjo varet edhe nga ajo që do të ndodhë në fund të sezonit. Ne po punojmë për të mbyllur negociatat, por do të shohim nëse do të vijë një ekip tjetër dhe do t’i pëlqejë lojtarit”.