“Historia vazhdon”, Koke rinovon kontratën me Atletico Madridin
Atletico Madrid dhe mesfushori Koke, kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re.
Koke do të vesh fanellën e madrilenëve deri në verë e vitit 2025.
Kontrata aktuale e lojtarit me skuadrën e Diego Simones skadon në fund të këtij sezoni, por Koke ka firmosur kontratën e re me Atletico Madridin.
Klubi spanjoll përmes një njoftimi, ka konfirmuar rinovimin e Koke me Atletico Madridin.
“Historia vazhdon”, shkruan klubi spanjoll në rrjetet sociale.
Koke konsiderohet një nga futbollistët më të rëndësishëm tek Atletico Madrid.