Paguhet garancia 1 milionë euro, Alves lirohet nga burgu
Ish-futbollisti brazilian Dani Alves lirohet nga burgu Brians 2 në Barcelonë pas 14 muajsh qëndrimi në qeli, pasi ishte i ndaluar që prej 20 janarit 2023.
Alves, të cilit i janë bllokuar llogaritë bankare, ka arritur të mbledhë shumën për të paguar garancinë prej një milion eurosh.
Ish-futbollisti i Barcelonës, Juventusit dhe PSG-së u dënua me 4 vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në klubin e natës Sutton në Barcelonë natën mes 30 dhe 31 dhjetorit.
Gjykata e Barcelonës vendosi t’i jap lirinë e përkohshme më 20 mars, në pritje të dënimit përfundimtar të gjyqit ndaj tij, me pagesën e një garancie prej 1 milion eurosh.