Emisarë nga Katari takojnë përfaqësuesit e Mbappe-s, kjo javë vendos të ardhmen e yllit francez
PSG është rikthyer në sulm në përpjekje për të rinovuar me Kylian Mbappé.
Emisarë nga Katari janë takuar me rrethin e lojtarit për të afruar qëndrimet dhe për të reduktuar më tej armiqësinë që ishte krijuar gjatë javëve të fundit.
Krerët e Katarit, në takimin e parë kanë mbetur të kënaqur dhe pritet që këtë javë të ketë një takim të dytë ballë për ballë, në të cilin mund të jetë i pranishëm Nasser Al Khelaïfi.
Fakti që shoqëruesi i Mbappes është ulur për të dëgjuar Katarin dhe është planifikuar një takim tjetër, nuk do të thotë aspak se kapiteni i skuadrës franceze do të rinovojë. Ata thjesht kanë dashur të zgjidhin një situatë që dukej e paqëndrueshme përpara se ai të riintegrohej në dinamikën e ekipit të parë.
PSG dhe Katari janë ende në pritje të një oferte nga Real Madrid para përfundimit të merkatos. Krerët e PSG-së nuk e kuptojnë pse një ekip që tregon kaq shumë interes për Mbappe nuk ka bërë ende një ofertë për lojtarin, duke rrezikuar një vit tjetër në të cilin klubi kryeqytetas mund të rinovojë.
Emisarët nga Katari në takimin e kësaj të diele e kanë bërë të qartë se nëse Mbappe dëshiron të largohet, duhet ta shprehë qartë, diçka që nuk ka ndodhur deri më tani.
PSG kërkon që Mbappe të rinovojë deri 2025, me klauzolë largimi me dëshirë të lojtarit në 2024, por me çmim të arsyeshëm.