Lajm i keq për Bayernin, lëndohet Kane, rrezikon sfidën me Arsenalin
Një lajm aspak i mirë vjen sot për Bayern Munich.
Ylli i “Bavarezëve”, Harrye Kane, ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës në ndeshjen Angli-Brazil.
Trajneri i Anglisë, Southgate në konferencën për media, ka konfirmuar se Kane nuk do të jetë në gjendje të luajë të martën, dhe sipas tij, sulmuesi anglez do të do të kthehet në klubin e tij.
Kane siç raportohet, nuk do të luajë në dy ndeshjet e ardhshme në Bundesligën gjermane, por ai rrezikon edhe ndeshjen kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve.