Cana: Shqipëria e re dhe e talentuar, ja kush janë 6 yjet

Cana: Shqipëria e re dhe e talentuar, ja kush janë 6 yjet

Lorik Cana ka dhënë ditën e djeshme një intervistë për mediat amerikano latine ku në fokus ishin dy ekipet, të cilat u ndeshën në Parma.

I pyetur mbi kuqezinjtë, ish-kapiteni legjendar tha: “Shqipëria ka një ekip të ri. U kualifikuam në Euro 2024 si të parët në grupin tonë. Nuk mendoj se është diçka e rastësishme pasi disa prej futbollistëve tanë luajnë në ekipet shumë të mira në Evropë”.

Pasi i kërkuan që të ishte më konkret, Cana argumentoi mendimin e tij duke pohuar se: Shqipëria ka një ekip me të ardhme. Mendoj se lojtarë si Strakosha, Kumbulla, Mitaj, Balliu, Asllani e Broja do të jenë çelësi i suksesit në të ardhmen”.

Share This