Behrens, hero me tri gola, por në shtëpi shkon me biçikletë (FOTO)
Kevin Behrens nisi sezonin aty ku e ndërpreu vitin e kaluar. Paraqitja e tij shumë e mirë i dha mundësi Union Berlinit që të sigurojë tri pikët e para përballë publikut vendas në ndeshjen përballë Mainz.
Fitorja e parë në sezonin e ri mbante emrin e tij pasi ishte autor i tre prej katër golave që shënoi ekipi kryeqytetas. Tradita do që autorët e tri golave brenda një takimi të marrin topin dhe ta dërgojnë në shtëpi, por ky nuk është rasti i Kevin Behrens.
32-vjeçari nga Bremeni është parë nga tifozët e Unionit teksa largohej nga stadium me biçikletë. Madje disa prej tyre e kanë ndjekur duke e fotografuar edhe rrugës teksa po shkonte për në shtëpi.
Lojtari dallohej qartë se nuk kishte me veten topin e ndeshjes… ndërsa mjeti me të cilin kishte zgjedhur të përshkruante distancës u ka tërhequr vëmendjen medieve më të mëdha botërore.
“Sot ishte një ditë e jashtëzakonshme për mua, pasi gjithçka shkoi siç duhej. Jam shumë i lumtur për ekipin pasi në ç’do takim mundohem të bëj maksimumin”, tha 32-vjeçari.