Dardanët zbarkojnë në Budapest
Kombëtarja e Kosovës ka zbarkuar në Budapest, ku të martën e zhvillon miqësoren e dytë ndaj Hungarisë.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar një video të lojtarëve duke ateruar në Budapest, ku shihej një atmosferë e shkëlqyer edhe në aeroplan.
“Kombëtarja e Kosovës arrin në Budapest, ku të martën do të zhvillojë miqësoren e dytë për vitin 2024, ndaj Hungarisë”, shkruhet ndër të tjera në mbishkrim.
Kujtojmë, Kosova e nisi me fitore nën urdhrat e Franco Fodas duke triumfuar me rezultat minimal 1:0 ndaj Armenisë.
Ndërkohë, të martën përballemi me Hungarinë, sfidë të cilën mund ta shihni ekskluzivisht në RTK.