Presidenti Ademi përgëzon Dardanët e rinj: Performancë e shkëlqyer

Presidenti Ademi përgëzon Dardanët e rinj: Performancë e shkëlqyer

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka përgëzuar Kosovën 21 për barazimin me Gjermaninën, shkruan GazetaGOLI.com.

Dardanët e rinj ndalen Gjermaninë (0-0), të enjten mbrëma në kuadër të kualifikueseve për EURO 2025.

I pari i futbollit tonë përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, ka thënë se Kombëtarja U21, tregoi performancë të shkëlqyeshme në Chemnitz, duke marrë një pikë kundër Gjermanisë në kualifikimet për Euro 2025

Ky është postimi i Ademit:

Mbrëmje e suksesshme e Dardanëve

Kombëtarja e Kosovës U21 tregoi një performancë të shkëlqyeshme në Chemnitz, duke marrë një pikë kundër Gjermanisë në kualifikimet për Euro 2025.

Përgëzoj Dardanët e rinj dhe stafin në krye me përzgjedhësin Afrim Tovërlani, për këtë rezultat të shkëlqyer ndaj një superfuqie të futbollit  /GOLI

Share This