Ministri Çeku: Kemi ndarë 14.5 milionë euro për stadiumin “Shahin Haxhiislami”
Stadiumi i qytetit “Shahin Haxhiislami” në Pejë, do të do t’i nënshtrohet renovimit të tërësishëm.
Ky “tempull” i futbollit në vendin tonë, do të rinovohet dhe do të merr pamje të një stadiumi modern.
Ministri i Kulturës, Rinis dhe Sporteve, Hajrulla Çeku, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka konfirmuar se stadiumi i qytetit “Shahin Haxhiislami” në Pejë do t’i nënshtrohet renovimit.
“Stadiumi i qytetit “Shahin Haxhiislami” në Pejë do t’i nënshtrohet renovimit të tërësishëm. Kemi ndarë 14.5 milionë euro për këtë qëllim, ndërsa me të përfunduar hartimi i projektit zbatues të renovimit do të shpallen procedurat për kontraktimin e operatorit për realizimin e punimeve”, ka shkruar ministri Çeku.