Foda: Duhet të përmirësohemi në të gjitha repartet  

Foda: Duhet të përmirësohemi në të gjitha repartet  

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, pas fitores ndaj Armenisë, mendon se skuadra e tij duhet të përmirësohet në disa reparte.

Strategu gjerman debutoi me fitore ndaj Armenisë (0-1), në krye të Dardanëve, megjithatë, ai e pranon se ka problem në disa reparte, sidomos sipas tij, duhet të punohet shumë më shumë në mesfushë.

“Krijuam shumë raste, në përgjithësi ka qenë mirë. Në ndërtimin e lojës duhet të përmirësohemi. Kundërshtari kishte shumë raste në kundërsulme”, ka thënë Foda pas ndeshjes.

“Duhet të përmirësohemi në të gjitha repartet. Problemi i vetëm ishte ne mesfushë, edhe në konkretizimin e rasteve duhet të punojmë sepse kishim shumë raste dhe nuk shënuam”, ka theksuar Foda.

Kosova miqësoren e radhës e luan pas tri ditësh në Budapest kundër Hungarisë.

Share This