Morina: Lista s’ka shumë ndryshime në krahasim me të kaluarën, por…

Morina: Lista s’ka shumë ndryshime në krahasim me të kaluarën, por…

Analisti i futbollit Arbnor Morina në emisionin “Dardanët” në RTK, ka folur për miqësoren Armeni-Kosovë.

Armenët dhe Dardanët do të përballen sot në një ndeshje miqësore.

Morina mendon se lista e  trajnerit të ri të Kosovës, Franco Foda nuk ka shumë ndryshime, por sipas tij, miqësorja me Armeninë do ndikojë që Foda të bëj një listë tjetër në duelet e ardhshme.

“Lista nuk ka shumë ndryshime në krahasim me të kaluarën. Prej jashtë po supozoj që këto ndeshje do të ndikojnë që Foda të bëjë një listë tjetër. Ajo që është interesant është që kemi disa futbollistë që kanë minutazhë të ulët nëpër klube. Është mangësi sepse nuk do të jesh në formë brenda katër-pesë ditëve. Por, sipas kësaj Foda po dëshiron t’i sheh lojtarët që mund t’i shfrytëzoj pas muajit qershor, pra nëse je ose s’je pas këtyre lojëve dhe të qershorit”.

“Është mirë që Foda me ndihmës kanë përcjellë disa lojtarë nga afër, që s’ka qenë më herët për arsye të ndryshme. Është gjë e mirë sepse mund të diskutosh me trajnerët e tyre. E kemi një kthim në sistemin e mëhershëm”.

Ndeshja Armeni-Kosovë fillon në orën 17:00 dhe transmetohet në RTK1.

Share This