Izraeli ndjek ëndrrën për ta shkruar historinë
Kombëtarja e Izraelit sonte do të përballet në Budapest me Islandën në ndeshjen gjysmëfinale të play-off-it për në “EURO 2024”.
Izraeli asnjëherë nuk ka luajtur në ndonjë Kampionat Evropian, andaj futbollistët izraelitë shpresojnë që më një fitore në ndeshjen e sotme të jenë vetëm një hap larg kualifikimit në Evropianin “Gjermani 2024”, duke e shkruar kështu historinë.
Vlen të rikujtojmë se Izraeli ishte në të njëjtin grup me Kombëtaren e Kosovës në kualifikueset për “EURO 2024”, event ky që starton më 14 qershor në Gjermani.
Në ndeshjet e tjera play-off që do të zhvillohen sonte do të përballen Polonia-Estonia, Uellsi-Finlanda, Greqia-Kazakistani, Bosnje e Hercegovina-Ukraina dhe Gjeorgjia-Luksemburgu.