Armenia-Kosova, gjeorgjiani Kvirikashvili ndanë drejtësinë
Kombëtarja e Kosovës në futboll, nesër pasdite luan miqësoren e parë të këtij vitit kundër Armenisë.
Dardanët tashmë ndodhen në tokën armene, ku sonte do të zhvillojnë stërvitjen e fundit para duelit me Armeninë, ndeshje kjo që vjen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.
Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë arbitri nga Gjeorgjia, Irakli Kvirikashvili, ndërsa ndihmës gjyqtarë do të jenë David Chigogidze dhe Irakli Kakabadze, kurse, Zaven Hovhannisyan emërohet zyrtari i katërt.
Miqësorja mes Armenisë dhe Kosovës fillon në orën 17:00.