Besa pa telashe në gjysmëfinale, sot dueli Prishtina-Kastrioti
Besa Famgas i është bashkuar Trepçës e Rahovecit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.
Besa e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat bindës, 38:16 në çerekfinale të Kupës.
Skuadra pejane ishte favorite dhe këtë e dëshmojë me paraqitje e fitore bindëse.
Jon Vokshi i shënoi 9 gol për Besa Famgasin, ndërsa 8 i kishte Ilir Istrefaj. Ardi Halili i shënoi 9 gola për skuadrën gjakovare.
Sot luhet çerekfinalja e fundit mes Prishtinës e Kastriotit.