Elita e basketbollit vazhdon sonte me dy duele interesante
Superliga e Kosovës në basketboll, vazhdon sonte me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 26-të, ku do të Istogu-Peja dhe Trepça-Proton Cable Prizreni.
Istogu do të ndeshet me kampionen, Pejën. Istogasit kanë një fitore e 24 humbje, kurse verdhezinjtë janë në pozitën e dytë me 17 fitore e tetë humbje.
Dueli i fundit i kësaj xhiro është ndërmjet Trepçës dhe Proton Cable Prizrenit.
Mitrovicasit kanë siguruar vendin e parë me 23 fitore e vetëm dy humbje, kurse prizrenasit janë në vendin e pestë me shtatë fitore e 18 humbje.
Superliga-Java 26
Sot takohen:
19:00 Istogu-Peja
20:00 Trepça-Proton Cable Prizreni