Lëndohet Neuer, Gjermania humb portierin për miqësoret e marsit
Rikthimi i Manuel Neuerit në kombëtare nuk ishte aspak me fat, pasi në realitet tashmë ka përfunduar.
Portieri i Bayernit të Mynihut u thirr nga Gjermania për herë të parë pas dëmtimit që pësoi muajt e fundit dhe që më në fund e ka lënë pas, por tani është i detyruar të ngrejë flamurin e bardhë për shkak të një problem muskulor. Fillimisht u mendua se ai mund të qëndronte në grumbullim, duke punuar veçmas, por nuk ndodhi kështu.
Portieri gjatë stërvitjes së mëngjesit ka vuajtur nga një dhimbje muskulore dhe për këtë Julian Nagelsmann ka vendosur ta dërgojë në shtëpi, për të mos rrezikuar ta humbasë për një kohë të gjatë, duke qenë se e ka zgjodhur si titullar për Kampionatin Evropian jo Marc-André ter Stegen.
Prandaj, Neuer do të mungojë në miqësoret me Francën dhe Holandën e planifikuar gjatë marsit.
Asnjë portier tjetër nuk do të thirret në vend të tij, duke qenë se Oliver Baumann dhe Bernd Leno janë tashmë në listë si alternativa për ter Stegen.