Kosova favorite përballë Armenisë, kështu e vlerësojnë kompanitë e basteve fitoren e Dardanëve
Kombëtarja e Kosovës në futboll të premten zhvillon ndeshjen e parë testuese nën drejtimin e gjermanit Franco Foda.
Dardanët do të ndeshen me Armeninë në një miqësore që zhvillohet nga or 17:00, shkruan Ballkani.info.
Kompanitë e basteve tashmë kanë dhënë parashikimet e veta, derisa e kanë cilësuar Kosovën favorite në këtë ndeshje.
Kështu fitorja e Kosovës ka kuotën 2.45 ajo e Armenisë 2.63 ndërsa barazimi ka një kuotë 3.20.
Edhe pse është ndeshje miqësore trajneri Foda pret që në këtë sfidë të startojë me futbollistët kryesorë.