Cancelo: CR7-ës i ka ikur koha, s’varemi më prej tij

Cancelo: CR7-ës i ka ikur koha, s’varemi më prej tij

Joao Cancelo ka qenë protagonist ditën e sotme në qendrën ku është grumbulluar Portugalia, e cila përgatitet për miqësoret me Suedinë dhe Slloveninë.

Mbrojtësi i Arsenal, kur u pyet nga gazetarët e RTP mbi impaktin që ka Cristiano Ronaldo në ekip tha: “Është një lojtar shumë i rëndësishëm pasi në 15 vitet e fundit ka sfiduar Mesin në garën për ‘Topin e Artë’. Por siç e dini një futbollist arrin majën mes moshës 25-32 vjeçare. Ai është një lojtar i rëndësishëm, por Portugalia nuk varet më prej tij”.

Gjatë eliminatoreve të “Gjermani 2024”, Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë me dhjetë gola të realizuar.

Share This