Refuzon milionat e Arabisë, Inter: Lautaro dëshiron të qëndrojë përgjithmonë “zikaltër”
E ardhmja e Lautaro Martinez nuk është vendosur, me sulmuesin argjentinas që nuk ka rinovuar ende me Inter-in.
Megjithatë së fundmi mediet italiane raportojnë se klubi ka refuzuar vazhdimisht ofertat nga Arabia Saudite për sulmuesin, ndërsa theksojnë se ai dëshiron të vazhdojë qëndrimin te “zikaltërit”.
Sipas raportimeve Lautaro preferon të jetë pjesë e skuadrës që drejton, ku ka rolin e kapitenit, në vend të milionave të arabëve.
Rinovimi vazhdon të diskutohet mes palëve, megjithatë nuk nxitojnë pasi kontrata aktuale Inter-Lautaro zgjat deri në verën e 2026-ës.