Drejtuesi i Bayernit: Është koha të marrë një vendim, të thotë po ose jo!
Kohë ndryshimesh te Bayerni i Mynihut. Pas një sezoni të komplikuar, bavarezët janë kapur pas Championsit si mënyra “më e lehtë” për të fituar trofe dhe për të shpëtuar sezonin.
Në këtë proces të “rregullimit të fytyrës”, në Mynih ka mbërritur Max Eberl, Drejtor i ri i Përgjithshëm i Sportit. Dhe një nga detyrat e tij është të reformojë skuadrën (dhe të kërkojë një trajner) për 2024-25.
Për të gjitha këto ai ka folur në një bisedë të gjerë për BILD”.
Alphonso Davies: “Negociatat (me agjentin e tij për të rinovuar) kanë vazhduar për një kohë të gjatë, por verën e kaluar ato u ngadalësuan. Ne po punojmë për këtë çështje. Reali i Madridit? Nuk na ka kontaktuar, mund të them se i kemi bërë Alphonson një ofertë shumë specifike dhe mirënjohëse. Në një moment të jetës duhet të thuash po ose jo.”
Kimmich: “Kam folur së fundmi me të. Ai është një lojtar që e di se çfarë dëshiron, me të cilin mund të bisedoni drejtpërdrejt, ballë për ballë: kjo i bën gjërat më të lehta.”
Xabi Alonso: “Ai ka luajtur për Bayernin. Por nuk dua të shkaktoj tituj: Xabi përshtatet te Bayern! Dua të them, ai e njeh këtë klub. Ai ka kontratë me Bayer Leverkusenin, atje mund të fitojë “dopietën” kombëtare… dhe gjithashtu Europa League-n. Por t’i kthehemi pyetjes: ka shumë trajnerë që përshtaten te Bayerni. Nuk kam biseduar me asnjë trajner dhe nuk kam marrë as miratim e as refuzim.”