Gjermania sfidon Ukrainën dhe Greqinë në prag të EURO 2024
Kombëtarja e Gjermanisë në futboll, ka zyrtarizuar dy miqësoret e fundit para EURO 2024.
Gjermania më 3 qershor do të luajë kundër Ukrainës në Nurmberg, kurse, katër ditë më vonë të besuarit e Nagelsmann do të përballen me Greqinë në miqësoren e fundit para fillimit të Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”.
Miqësoret e fundit të Gjermanisë janë konfirmuar nga Drejtori Sportiv Rudi Voller.
“Ndeshjet e fundit para fillimit të turneut janë gjithmonë diçka speciale. Ekipi është në mes të përgatitjes, secili lojtar lufton për vendin e tij në ekip dhe trajneri mund të vendos detajet e fundit”, tha ai.
“Duhet të përgatitemi për sisteme të ndryshme të lojës. Ukraina dhe Greqia janë dy skuadra të forta, në të kaluarën kemi pasur vështirësi me kundërshtarë të këtij lloji”, ka theksuar Voller.