Dardanët sot mbajnë stërvitjen e dytë para miqësores me Armeninë
Pas seancës së djeshme, Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot do të mbajë stërvitjen e dytë para miqësores me Armeninë.
Kombëtarja jonë më 22 mars luan në udhëtim te Armenia, kurse, më 26 mars luan miqësoren e dytë kundër Hungarisë.
Stërvitja e sotme mbahet në Kampin Nacional në Hajvali prej orës 11:00.
Në stërvitje e djeshme ishin të pranishëm 17 futbollistë, ndërsa në stërvitjen e radhës ekipi pritet të kompletohet.
Atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë e mirë dhe angazhim i lojtarëve ka qenë në nivel të lartë në stërvitjen e parë.