Muriqi e Hazrollaj optimist për sukses me trajnerin e
Vedat Muriqi dhe Drilon Hazrollaj kanë shprehur optimizmin e tyre për një fazë të re dhe të suksesshme të “Dardanëve” nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, Franco Foda dhe stafit të tij.
Kombëtarja e Kosovës ka filluar grumbullimin e parë për këtë vit nën drejtimin e trajnerit të ri ku në orar janë dy miqësoret jashtë vendit, kundër Armenisë dhe Hungarisë.
Muriqi tha se Kosova po e hap një faqe të re.
“Ishte dita e parë e stërvitjeve dhe dita që u njoftuam përsëafërmi të gjithë me stafin e trajnerëve. Do e hapim një faqe tjetër dhe këto dy miqësore do të na shërbejnë që ta mësojmë taktikën dhe kërkesat e trajnerit. Në vizitën që trajneri Foda më bëri në Spanjë e kam njoftuar që grupi është i uritur për fitore”, ka thënë Muriqi.
Për futbollistin e Malishevës ftesa nga Kombëtarja është privilegj.
“Ftesa e Kombëtares së Kosovës është privilegj dhe përgjegjësi. Shpresoj ta ndihmoj Kosovën pasi po kaloj në formë shumë të mirë me klubin tim. Grupi me ka pritur shumë mirë dhe më është dukur sikur të jem me vite pjesë e Kombëtares së Kosovës”, tha ndër të tjera ai pas stërvitjes për faqen zyrtare të FFK-së.